Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë thënë se është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Chollet dhe Escobar thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.
Pas kësaj ka ardhur reagimi nga deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Para 10 vjetëve ‘Zajednicën’ në parim e nënshkroi Hashim Thaçi me Ivica Daçiqin.
Para 8 vjetëve ‘Zajednicën’ me përmbajtje e nënshkroi Isa Mustafa me Aleksandar Vuçiqin.
Tash, po duan që ‘Zajednicën’ ta zbatojnë me kundërshtarin më të madh të saj Albin Kurtin.
Tendencë perverse mbi Kosovën.