“E kemi lexu, e kemi analizu. I kishte 61 faqe, por asgjë përmbajtësore, e keni numëru edhe faqen e ballinës, por nuk kishte asgjë. Program dëshirash e fondesh”, tha Bunjaku-Rexhepi”.
Bunjaku i ka përmendur Qeverisë edhe shuarjen e AKP-së e që tha se është e vështirë për investimet për shkak të pandemisë.
Mirëpo kritikat e saj ka vazhduar edhe sa i përket menaxhimit të pandemisë.
“Është program fondesh dhe dëshirash, përmendet themelimi i Fondit Sovran, pra nuk është zgjidhje sepse të krijosh fonde është lehtë, por duhet të krijohen në përputhshmëri me buxhetin e Kosovës”.
“Asgjë nuk është e sigurt në këto investime për shkak të gjendjen pandemike. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi kontrata për vaksina. Në trajtimin e pacientëve pas Covid keni thënë se do të bëni trajtimin e shëndetit mendor, por asgjë nuk shpjegoni se sa do të jetë kostoja financiare. Në program ka edhe fjalë të urta të liderit tuaj shpirtëror, që nuk ka ndodhë asnjëherë në asnjë program të Qeverive të kaluara.”, ka thënë ajo.