Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka analizuar raportin financiar të RTK-së. Ndër të tjera, Statovci ka bërë krahasimin e shpenzimeve të personelit të RTK-së, karshi shteteve të rajonit.
RTK prinë dukshëm me shpenzime, krahasuar me televiziovet publike në shtetet e rajonit.
“Nga analiza në mes të hyrave dhe shpenzimeve, një segment i cili është në rritje të pashpjegueshme është elementi mbi pagat. Pra nga viti 2010 ne 2021, shpenzimet në paga kalojnë nga 4 milion në 9 milion; kurse investime kapitale që do mundësonin instrastrukturë më të avancuar dhe ambient më të përshtatshëm përgjysmohen.
Shpenzimet e personelit të TV publike në Mal të Zi janë 49.5% e të hyrave të pergjithshme, Slloveni 44.1%, Maqedoni 33%, Shqiperi 35%, kurse në RTK 71% e buxhetit” ka thënë ndër të tjera, Jeta Statovci./Indeksonline/
https://www.facebook.com/607843303/videos/958129741693677/ https://www.facebook.com/607843303/videos/958129741693677/