Ky është postimi nga Valentina Bunjaku Rexhepi:
Atë që e bënte dikur Hashim Thaçi në fushatë, po e bën Albin Kurti sot. Po e ndjek hija e tij. Atë që e kritikonte aq shumë për premtime në kohë fushate. Premtime të mëdha një muaj para fushatës për gratë lehona dhe shtesat për fëmijë.
E futën edhe një hile: aplikimi për fëmijët e lindur nga 1 janar 2020, ndërsa nga viti 2022 shtohet grupmosha nga viti i lindjes 2018. E futën edhe fjalinë tjetër me hile elektorale:
Kjo dinamikë mund të ndryshon, mund të fillojë më shpejt. Kur më shpejt? Sepse shpejt po vijnë zgjedhjet. Premtime, keqpërdorim i pakos për rimëkëmbje dhe fushatë e padinjitetshme, kur përpiqen të manipulojnë, me kë, me gratë shtatzëna.
Me diçka të shenjtë, që asnjë politikan nuk manipuloi.Turp.