Nesër pritet të luhet derbi më i madh kosovar mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan Radio Star.
Skuadra e FC Dritës, para derbit lokal, ka rregulluar me mjete vetanake tribunën VIP, duke u mundësuar zyrtarëve të saj dhe mysafirëve specialë të ndjekin ndeshjen nga një kënd më komod.
Ky nuk është investimi i vetëm i FC Dritës. Klubet gjilanase, herë pas here, kanë bërë ndryshime të nevojshme edhe në stadiumin ndihmës me bar sintetik.
Edhe pse kushtet për klubet nuk janë optimale, ato vazhdojnë të përpiqen të krijojnë mundësi më të mira për futbollistët dhe shikuesit që mbështesin nga afër ekipet e tyre.