Gjilani ka triumfuar në derbin e madh lokal kundër Dritës (2-0) që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
‘Intelektualët’ e nisën më mirë takimin, mirëpo nuk ia dolën të shënonin në fraksioni e parë të lojës.
Gerhard Progni shënoi për epërsinë e Gjilanit me një goditje nga gjuajtja e lirë (66’), e cila u ndal në rrjetë.
Fitorja u vulos me golin e Shend Kelmendit në minutën e 89-të që shoi shpresat eventuale të Dritës për barazim.
Gjilanit ka nëntë pikëve, pasi ka regjistruar edhe tri barazime dhe një humbje, Drita në anën tjetër ka 11 pikë.