Portieri i FC Drita, Faton Maloku, ka shënuar sot një moment historik, duke arritur shifrën e 200 paraqitjeve me fanellën e klubit – një dëshmi e përkushtimit, besnikërisë dhe profesionalizmit të tij ndër vite.
Komunikata e Drites:
Protjeri ynë Faton Maloku arrin shifrën e 200 ndeshjeve! 🥅
Një moment historik për portierin legjendar të FC Drita, Faton Maloku, i cili sot ka zhvilluar ndeshjen e tij të 200-të me fanellën e klubit tonë.
Urime Fatonit për këtë arritje të jashtëzakonshme! Rrugëtimi i tij është frymëzim për të gjithë ne.

