Qyteti i Gjilanit është tronditur nga rastet e fundit me infeksion nga “Covid-19”, i cili mori jetën e tre qytetarëve, përfshirë edhe prokurorin Ismet Ukshinin.
Pikërisht me kërkesë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, raporton Gazetasheshi.com.
Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 31-të në Superligë dhe do të startojë nga ora 17:00.