Derbi gjilanas Gjilani – Drita (Drita – Gjilani), më i madhi dhe më i mirë organizuari në rajon (nga 1995). Kjo, krejt si rezultat i dy tifo grupeve më të organizuara, “Skifterave” dhe “Intelektualëve”, është vlerë e Kosovës që e bën të veçantë futbollin kosovarë.
Shkruan: Flamur Hyseni
As kush nuk duhet të ketë frikë se pse kësaj here do të luhet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sepse ky derbi nuk e dëmton barin e as ulëset e “Fadil Vokrrit”, përkundrazi, barin e “rritë” dhe ulëset i “elektrizon” (kësaj here për shkaqe teknike do të luhet në Prishtinë, sepse stadiumi në Gjilan është në renovim).
Ky derbi ku do që luhet, as një here se ka vlerën dhe rëndësinë si kur se, kur luhet në qytetin e derbit në GJILAN. Prandaj, të gjithë ju “gillangji” që jeni me banim në Prishtinë, e që jeni shumë, ejani të dielën në “Fadil Vokrri”, të ja kujtojmë kësaj arene të famshme të futbollit të viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar se, përveç se ky derbi që mundet me ngjallë atmosferën si dikur, as kush tjetër.