Derbi i qytetit të Gjilanit nuk ka dhuruar fitues duke u përmbyllur me rezultat 1-1.
Futbollistët e dy skuadrave dhanë gjithqka nga vetja për rezultat pozitiv, por si shumë herë të tjera edhe sot, arbitrat që po e gjykojnë derbin e qytetit të Gjilanit po e ngulfatin ndeshjen duke referuar vend e pa vend.
Një gjë e tillë u vërejt edhe në derbin e sotëm, pasi arbitri i kësaj ndeshje Dardan Qaka, përgjatë 90 minutave sëbashku me ndihmësit e tij Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e arbitri i katërt Gramos Shala, nuk arritën të ishin në nivel të detyrës duke referuar si të ishin fillestarë.
Dardan Qaka në derbin e sotëm ishte në qendër të vëmendjës duke mos lën që skuadrat në fushë të zhvillojnë aksionet e tyre. Arbitri Qaka si duket më i interesuar ishte që ndeshja të përfundonte
pa fitues për ti kënaqur dy skuadrat dhe tifozët në tribuna, ai nuk lejonte përparsi në aksionet e futbollistve dhe ndalonte ndeshjën edhe për më të voglin duel.
Edhe pse konsiderohet njëri ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin e Kosovës, në derbin e sotëm nuk pamë një Dardan Qaka të lejon të luhet futboll, por ai sot derbin e ngulfati duke mos e ditur arsyen.
Kjo që po ndodh saherë që po referohet derbi nga gjyqtarët nga qytetet tjera, thjesht edhe po bëhen të bezdishëm edhe tifozet nga zhurma e bilbilit të tyre.
Arbitrat gjilanas, Shpëtim Murtezi dhe Mervan Bejtullahu, të cilët kanë pasur rast të ndajnë drejtësin e derbit të Anamoravës, kanë lënë gjurmë të shkëlqyera në ndarjen e drejtësisë, duke marrë lëvdata si nga klubet tifozët e njohësit e futbollit.
Ata derbin e gjykuan si siq duhet të gjykohet një derbi, duke të len të ketë rivalitet në fushë.
Eshtë mirë që komisioni i arbitrave në derbin e ardhshëm të vendosë për përsëri, për arbitrat Gjilanas që të ndajnë drejtësin në derbi të Anamoravës, ata përposë që njohin futbollistët e dy klubeve ata njohin edhe mentalitetin e shikuesve, ndërsa arbitrat tjerë të cilët po ndajnë drejtësinë si duket po i frigohen derbit të qytetit të Gjilanit shkruan Radio Star.