Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është dorëzuar një kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Fadil Kodra, i cili u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), e akuzon Sveçlën për cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gazeta Express e ka siguruar kallëzimin penal.
Përmes avokatit të tij, Faton Fetahu, Kodra në kallëzimin penal që mban datën 22 korrik 2022, e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.
“Personi i kallezuar, në cilësi të personit zyrtar, përkatesisht si titullar i institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundershtim me autorizimet e tij ligjore dhe legjislacionin në fuqi, ka nxjerrë Vendimin nr. 0529/2022, të datës 14.07.2022, permes të cilit, ka shfuqizuar Vendimin nr. 107/2015, të datës 13.03.2015, edhe pse në rrethanat e rastit konkret, vendimi i shfuqizuar nuk është prej vitesh në fuqi, pasi qe i njëjti është shfuqizuar ipso-jure (automatikisht) me rastin e emerimit të z. Kodra në pozitën e Drejtorit të Përgjithshem të AME-se, me Vendimin nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.01.2018”, thuhet në kallëzimin penal.
“Nderkaq, me date 14.07.2022, Ministri z. Svecla ka nxjerrë Vendimin nr. 0530/2022, përmes të cilit, ka caktuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshem të AME-së, z. Shefki Abdullahu, në pozitën e Drejtorit të Përgjithshem të AME-së, deri ne plotesimin e kesaj pozite sipas legjislacionit përkatës në fuqi, vendim i cili cënon në menyre direkte marrëdhenien e punës së z. Kodra, rrjedhimisht ndërpret marrëdhenien e punes së tij, si Drejtor i Përgjithshem i AME-së, nga njera anë, si dhe po ashtu si zyrtar publik, nga ana tjetër”, thuhet tutje në kallëzimin penal.
Avokati i Kodrës shkruan në akllëzim penal se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla sipas tij, tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim.
“Prandaj, në rrethanat e rastit konkret, ministri ka mbivendosur ne raport me qeverinë, kur e ka shperfilluar zbatimin e Vendimit nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosoves të datës 22.01.2018, mbi bazen e te cilit ankuesi është emeruar Drejtor i Pergjithshem i AME-së pas një procedure standarde ligjore rekrutimi me mandat ligjor prej pese pesë (5) vitesh”, thuhet ndër tjerash në kallëzim penal.
Dispozitat ligjore, sipas avokatit të Kodrës, thonë se nuk është përmubushur asnjë kusht ligjor që klienti i tij të shkarkohej.