Mërgimtarët që po kthehen nga pushimet në Kosovë, përsëri po ballafaqohen me kolona e pritje të gjata në kufi.
Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim Kufitar, që funksionon në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata në Kosovë janë në Merdare.
Raportohet se atje mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.
Në Merdare kolonat vazhdojnë të jenë deri në 250 metra.
Kufiri në Merdarë është më i frekuentuari nga bashkëatdhetarët, duke qenë se, sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim Kufitar, pikat tjera kufitare nuk kanë këtë ngarkesë.
Kufiri te Dheu i Bardhë njoftohet të ketë kolona deri në 130 metra.