Pushimet thuajse kanë përfunduar ndërsa kolonat e gjata dhe pritjet në pikat kufitare kanë filluar prapë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në Pikën kufitare në Merdare, pritjet janë deri në tri orë.
QKMK, ka uruar mërgimtarët për udhëtim të mbarë.
Pikat kufitare gjatë sezonës verore dhe dimërore janë shumë të ngarkuara për shkak se mërgimtarët dëshirojnë që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendet e lindjes.