Kolonat për të dalë nga Kosova në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë shënuar rreth 4 orë pritje.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë deri në 240 minuta, derisa kolonat 2 mijë e 300 metra.
Sipas këtyre të dhënave të MPB-së, në Merdarë pritjet në dalje janë 180-240 minuta, derisa kolonat janë deri në 3 mijë metra.
Në pikën e kalimit kufitar, Muçibabë, pritjet në dalje janë 120 minuta, derisa kolonat janë 600 metra.
Kurse në Mutivodë, pritjet në dalje janë 90-120 minuta, derisa kolonat janë 250 metra.
Ndërkohë, pritjet në hyrje në të gjitha pikat kufitare janë 3-5 minuta.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit ka pasur pritje të gjata në pikat kufitare, kryesisht në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.