77 persona mbi moshën 85-vjeçare janë vaksinuar deri sot në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se deri më tani kanë aplikuar 3 mijë e 500 persona të moshës mbi 80 vjeç për t’u vaksinuar.
“Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i grup moshës mbi 85 vjeç në mënyrë që të zbatohet ky plan i vaksinimit dhe të përfshihet target grupet që janë prioritare. Krahas tyre vaksinimi do të bëhet edhe për të moshuarit që janë të vendosur në Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe pas përfundimit të këtij grupacioni do të fillojë procesi i vaksinimit për personat me probleme kronike si ata që janë më diabet e dializë”, tha ai.
Hoti bën të ditur se numri i personit shëndetësor i vaksinuar kundër COVID-19 ka arritur në 4 mijë e 200.
“Deri më sot procesi i vaksinimit është zhvilluar te profesionistët shëndetësor të punësuar në publik e provat ku 4200 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zenca dhe do të vaksinohen edhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vaksinohen”, tha Hoti. /Zëri