Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës po vazhdon në ambasadat e vendeve të ndryshme të botës.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se deri në ora 11:00, kanë votuar 4 mijë e 390 qytetarë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, shtetet me numrin më të madh të votuesve janë nga Gjermania dhe Zvicra.
Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.
Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.