Deri në ora 17:00 në 18 komunat e vendit për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë dalë për të votuar 27,55 për qind e qytetarëve apo 362 mijë e 753 persona.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pohuar se numri i votuesve është është 1 milion e 316 mijë e 672, transmeton Klankosova.tv.
Sipas KQZ-së deri tani janë procesuar 95,88 për qind e vendvotimeve nga 1 mijë e 628 sa janë gjithsej.
Balotazhi për kryetarë të komunave po zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.









