Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se janë pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tutje, ai tha se deri më tani kanë pranur aplikimn e 13 subjekteve politike.
Njoftimi i plotë:
Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë.
Ndërsa afati për aplikim është i hapur deri sot në ora 18:00.