Për katër ditë, sa ka në fuqi vendimi për reciprocitetin e targave me Serbinë, janë lëshuar 6375 targa.
Targat janë lëshuar në pika kufitare dhe në qendra të regjistrimit. Pika kufitare e Dheut të Bardhë me 1616 dhe Merdari me 1309 janë dy pikat kufitare me kuotën më të lartë.
Kurse qendrat e regjistrimit të automjeteve në Prishtinë dhe në Kamenicë janë qendrat me më së shumti targa të përkohshme të lëshuara.