Zvicra ka hequr karantinën për personat që kthehen nga Kosova nga 28 shtatori, kjo ka bërë që mijëra mërgimtarë t’ia mësyjnë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Por, heqja e karantinës për shumë vende nga shteti zviceran duket se po i kushton shumë, pasi numri i rasteve me COVID ka shënuar rritje të madhe.
1077 raste janë shënuar dje gjatë ditës në Zvicër, kështu duke bërë qe numri i të infektuarve të rritet. Një numër kaq i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite nuk është regjistruar që nga fundi i muajit mars 2020.
Kjo e rrit mesataren e 7 ditëve të fundit në shifrën 491, që është për 55 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Ky zhvillim tregon se trendi po rritet shumë shpejt në një nivel të lartë.
Mjekët kosovarë dhe institucionet kosovare janë duke shikuar ngritjen e kapaciteteve për rishikim në kufi për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, kjo për shkak të rrezikimit te infektimit te qytetarëve në Kosovë.
Në Zvicër jeton një pjesë e madhe e kosovarëve, të cilët kanë bërë rezervimet e tyre sapo u bë hapja e kufirit me Kosovën, duke ardhur kështu për vizita. E kjo mbase mund të përbëjë një rrezik në vete, duke e ditur se deri tani Kosova ka shënuar një rënie të dukshme të rasteve, derisa shënohen dhjetëra raste brenda ditës.
Fluksi i fluturimeve është vërejtur se është shtuar gjatë ditëve të fundit derisa të dhënat tregojnë se brenda ditës realizohen deri në gjashtë fluturime, e bileta për këto fluturime arrin deri në 700 euro.
Kujtojmë se në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,237 derisa janë shënuar 630 viktima, dhe të shëruar janë 13,979 persona.