Kjo është vula e shkollës fillore e fshatit Corroticë, komuna e Preshevës sot. Në tekstin e vulës së shkollës fillore (1952-1953), shkruan: RRETHI BUJANOVC, dmth, Bujanoci ishte RRTH në atë kohë, që përfshinte edhe Preshevën me rrethinë në kuadër të KRAHINËS SOCIALISTE TË KOSMETIT.
Fshati Corroticë gjendet përbri hekurudhës që shkon për Shkup. Kjo gjendje ka ndryshuar si duket në vitin 1956/57, kur dy komunat e Luginës i janë marë Krahinës dhe i janë bashkuar Serbisë së ngushtë.
Tani duhet të gjinden dëshmi në veriun e Kosovës, në tri komunat veriore, për ta pa se në këtë përiudhë, i takonin Republikës socialiste të Serbisë apo të Republikës Socialiste të Kosmetit?
Punoni historian dhe ju hulumtues vullnetmirë, sepse vetëm dëshmitë si kjo janë dëshmi e jo fantazitë e ndonjë akademiku të lodhur nga përsëritjet e të pavërtetave.
/Kastriot Kaqa Saqipi
________________
PS:
Burimi i dukumentin: Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, me të cilin i patëm lënë disa lëkurë në burgjet jugosllave.