Milazim Thaçi, dëshmitar i masakrës së Izbicës në Komunën e Skenderajt, sot ka qenë i ftuar në një emision televiziv për të folur për këtë ngjarje të rëndë të luftës.
Ky burrë i fort që përjetoi shumëçka, nuk i mbajti lotët kur foli për qytetarët tanë që po e lëshojnë vendin, shkruan Jepi Zë.
I pyetur për fëmijët e tij se ku jetojnë, Thaçi nuk mundi t’i mbajë lotët dhe për disa momente nuk i doli as zëri nga goja.
Thaçi ka 9 fëmijë por që të gjithë jetojnë jashtë vendit, nga ta 5 djem dhe 4 vajza.
“Ju boj rixhe mos e lshoni venin, se fmija po hupin jashtë” tha ky i moshuar nga fshati Burojë.
Ai kërkoi nga kushdo qoftë në qeveri që të punojë për vendin dhe mos të lejojë të ikin të rinjtë e vendit.
I moshuari nga fshati Burojë foli edhe për ish presidentin Thaçi që gjendet në Hagë dhe familjen e tij. Sipas tij, prindërit e Thaçit nuk janë mirë me shëndet, dhe nga momenti i arrestimit të birit të tyre janë të mërzitur shumë.