Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, është Demush Krasniqi, ish-pjesëtar i Policisë Ushtarake në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai gjatë dësmisë së tij ka thënë se Hashim Thaçi është një figurë e madhe, dhe se edhe fëmijëve që lindin në Kosovë ia lënë emrin e Thaçit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, Demush Krasniqi tha se janë krenar me emrin e tij pasi që Thaçi është personi që e ka shpallë pavarësinë e Kosovës, “Nuk ka shqiptar që nuk e di rolin e Hashim Thaçit pas luftës. Jemi krenar me emrin e tij. Na e ka shpallë pavarësinë. Prej Rambujesë e knenaj tani dihet vepra e puna e Hashim Thaçin për popullin shqiptar të Kosovës. Bile ne edhe fëmijët që lindin iu vëmë emrat e Hashim Thaçit në Kosovë”, tha Demush Krasniqi.