Një dron që dyshohet se është ushtarak është rrëzuar sot në oborrin e shtëpisë së një qytetari në lagjen Bair të Mitrovicës.
Avdyl Sylejmani, dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë për Jepi zë se droni ishte aq i rëndë sa dy persona mezi e ngriten nga toka.
Ai tregoi se droni ishte 3,5 metra i gjerë.
Sipas tij, në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë.
“Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. E ka pas një zhurmë. Ka qenë me kamera me krejt, me parashutë ka qenë. punojke. Tani na e kemi kap në dorë dhe e ka pasur një zhurmë si me dasht me u nis, por e kemi kap dhe ja kemi heq baterinë edhe u ndal. Po vet ja kena heq se zhurme jena tut prej tij”, ka thënë ai.