Nga Izmi Zeka
Përse nuk iu jepet vendi meritor femrave që kanë luftuar bashk me të tjerët në luftën e fundit të UÇK-së.
Rastësisht lexova një shkrim me rastin e rënies së komandant Mujë Krasniq dhe 40 të tjerëve para 21 vite dhe në atë pritë dhe luftë të pabarabartë me forcat serbe kishte rënë edhe Luljeta Shala dhe i dashuri i saj Hysen Bujupaj LUANI.
Mora shkas vetëm për të thënë disa fjalë e që i bëjnë nderë historisë sonë kombëtare ku një vajzë e re e dashuruar përball dashurisë zgjedh luftën bashk me të fejuarin e saj për të çliruar vendin.
Luljeta Shala nga ajo që shkruhej kishte taban familjar ku e kaluara e familjes dhe rrethit e kishin edukuar në frymën atdhetare .Dhe nuk kishte mundësi ndryshe ,nuk kishte se si të veprontë ndryshe ajo bashk me 141 luftëtarë barte armë prej Shqipërisë për të sjell në Kosovë te shokët e saj luftëtarë.
Ishte një rrugë e gjatë duke hecur bjeshkëve të Shkelzenit e armatosur deri në dhëmbë por jo vetëm ajo barte edhe shumë gjëra të tjera të cilat kishin të bënin me luftën.
141 ushtarë ngjiteshin në këto bjeshkë në acarin e natës së 14 dhjetorit 1998. Një vajzë e re me ëndërra të papërfunduara me dashuri për jetën me shokun e saj të jetës Hysen Bujupaj ngjiteshin brigjeve dhe shtigjeve për një ideal dhe rrugë të papërfunduar me shekuj.
Ata bien në pritë dhe në një luftë të pabarabartë në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Lulja bie bashk me të fejuarin dhe shumë të tjerë në fushën e nderit aty ku edhe komandanti Mujë Krasniqi ra për të mos vdekur kurr.
Lulja e bjeshkëve të Shkelzenit sot më shumë se kurr duhet të jet frymëzim për jetën dhe lirinë që erdhi.
Ajo nuk arriti të gëzoj lirin por u ngjit përkrah shumë heroinave dhe dëshmorëve të kombit siç ishin Trinag Ismajli, Shotë Galica e shumë të tjera.
Mos i harroni heroinat, ato janë pauri kombëtare dhe luftë për civilizimet evropiane