Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, thotë se që nga fillimi i seancave konstituive ka mungesë të vullnetit për të kontribuuan në konstituimin e Kuvendit.
Sipas saj, zhvillimet për moskonstituimin e parlamentit janë shkelje e Kushtetutës së Kosovës.
“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, tha ajo pas dështimit të seancës së 34-të.
Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese rreth vendimit për komisionin e fshehtë në votimin e kryeparlamentarit, është vonuar.
“Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë”.