Në një përpjekje të 52-të për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, seanca e Kuvendit të Kosovës përfundoi sërish pa marrë ndonjë vendim të rëndësishëm.
Edhe pse në sallë ishin të pranishëm përfaqësuesit e ambasadave të huaja, përfshirë ambasadorin britanik dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, deputetët nuk arritën të gjejnë konsensus për formimin e institucioneve.
LVV-ja e ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, por që e cila nuk po arrin të bind partitë tjera për të siguruar votat e tyre.
Gjykata Kushtetuese të enjten doli me një aktgjykim të ri, në bazë të kërkesës së PDK-së.
Ky aktgjykim ka dalë me masë të përkohshme ku thuhet se nëse deri më 27 korrik nuk bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.