Ka dështuar edhe seanca e 28-të për konstituuimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
48 deputet votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 9 qershor, në orën 11.00.