Ka dështuar edhe tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Ishin 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca u la për të hënën, ora 10:30.
Përpjekja e sotme për konstituimin e Kuvendit ishte e para, pas takimit konsultativ të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.