Grupi i këshilltarëve komunal që votuan kundër shtyrjes së pikës 2.2 për rregulloren e orarit të punës në territorin e Komunës së Gjilanit menjëherë pas seancës filluan angazhimin e tyre për një seancë të jashtëzakonshme ku do diskutohej e votohej kjo rregullore dhe filluan mbledhjen e nënshkrimeve.
Seanca ishte parapa që të mbahej sot me datë 6 qershor në ora 10:00 mirëpo u pamundësua sepse nga 14 nënshkrime që duhej mbledhur, vetëm 9 këshilltar u pajtuan që të mbahej seanca.
LDK, VV, Nisma, një pjesë e PDK-së, AKR, etj nuk i dhanë nënshkrimet e tyre që të mbahej kjo seancë ku do vendosej për rregulloren e cila do favorizonte punëtorët e sektorit privat për të dielën pushim si dhe pushim në festa zyrtare dhe nene të tjera të rëndësishme.
Lidhjet e tyre me bizneset kanë më shumë rëndësi se të drejtat e punëtorëve.
Sidoqoftë do shtjerrim mundësi të tjera që në seancën e rregulltë të sillet në Kuvend dhe të kaloj kjo pikë.
Këshilltarët që dhanë nënshkrimet e tyre janë:
Festa Shabani-PSD
Arta Haziri- AAK
Ibish Ibishi- i pavarur
Mefail Januzi “Vatra”
Xhelal Hajrullahu- i pavarur
Isa Agushi-i pavarur
Erleta Osmani- PDK
Shefik Surdulli-PDK
Imrane Thaçi- PDK
Ka deklaruar për Radio Star, Grupi Inicues.