Ka dështuar seanca e katërmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje edhe sot nuk arriti ta bëjë formën e fshehtë të votimit.
Partitë tjera politike janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.
Në sallë ishin 92 deputetë.
“54 vota për, kundër asnjë, dhe asnjë abstenim”, tha Dehari.
Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën, duke caktuar seancën për 13 maj, të martën në ora 10:00.
Kandidatja e VV-së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV-së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie./Reporteri.net/