Ka dështuar për herë të njëmbëdhjetë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Jo më ndryshe sesa para 48 orësh, seanca nisi përsëri me tentimin e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Një gjë e tillë nuk u përkrah nga shumica e grupeve parlamentare, përveç LVV-së./ Gazeta10