Ka dështuar zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit të Pavarur për Media.
63 deputetë kanë marr pjesë në votim për zgjedhjen e tre anëtarëve të KPM-së, ku prej tyre 56 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka thënë se asnjëri nga kandidatët nuk i ka marr votat e duhura, derisa konkursi do të përseritet.
“Asnjë nga kandidatët nuk i kanë marrë votat e duhura dhe përseritet konkursi” ka komstatuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.