Tre persona humbën jetën e katër të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Dy persona vdiqen në vend, ndërkaq i treti ndërroi jetë në Qendrën Emergjente në Prishtinë, derisa katër të lënduarit po trajtohen në QKUK, njofton Klan Kosova.
Në mesin e të lënduarve, është edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivicilim Kilic.
Policia nuk dha detaje për aksidentin, pos që konfirmoi rastin.