Mjekësia ligjore ka mbërritur në Liqenin e Livoqit për të marr trupin e pajetë të 52 vjeçarit.
Trupi pajetë i E.SH nga Gjilani, i moshës 52 vjeçare është gjetur në orën 10:25, thanë burime të PK-së.
Personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka rënë dje në liqenin e Livoqit është gjetur.
Mediat vendore, bëjnë me dije se ai është gjetur pas kërkimeve që kanë vazhduar diten e sotme.
“Po, është gjetë trupi i pajetë i 53 vjeçarit.
Ende nuk dihen gjurmët e një 53-vjecari nga Gjilani. Ai është zhdukur që nga dje. Ndërkohë që ka dyshime se mund të ketë rënë në liqenin Livoq të Gjilanit. Policia bashkë me ekipet e shpëtimit të FSK’së janë në vendin e ngjarjes duke e kërkuar kështu personin e zhdukur. Ndërkohë që vetura e tij është gjetur buzë pendës së Liqenit.
Lajmin për zhdukjen dhe kërkimet e 53 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.