Albin Devaja ka bërë ftesë publike deputetëve të VV-së, ku ka ftuar të drekojnë sëbashku në Rr. Halim Aga, dhe të shohin se qfarë gabimi kanë bërë për mosvotimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin shkruan Radio Star.
Devaja shpreson që deputetët e VV-së ti përgjigjen kësaj ftese dhe ta kuptojnë se ku jetojnë dhe do të pendohen në veprimin e tyre për mosvotimin e ligjit.
Postimi i plotë:
Ftesë publike për Deputetët e VV nga Gjilani
Deputetët e VV nga Gjilani, desha ti ftoj për drekë në lagjen time Rr. Halim Aga për rreth lumit Stanishorka, të drekojmë së bashku dhe ta shohin ata vetë se qfar gabimi kan bërë sot.Besoj dhe shpresoj që kësaj ftese ti përgjigjen sepse vetëm atëhërë e kuptojn se ku jetojnë fëmijët tanë dhe ndoshta pendohen për veprimet e tyre!