Janë raportuar dy rastet e para të koronavirusit në Kosovës.
Kurse, tashmë janë duke u marrë masa nëpër stadiumet e Kosovës nga pandemia koronavirus, që ka pushtuar botën.
Së fundi, Drejtoria e Sportit në komunën e Gjilanit, kanë dezinfektuar të gjitha objektet sportive në Gjilan duke filluar nga “Stadiumi i Qytetit”.
Gjithashtu, edhe skuadra e Prishtinës dhe Lirisë kanë bërë sot dezinfektimin e stadiumeve përkatëse.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, njësojë kishin vepruar edhe Ballkani si dhe skuadra e Ligës së Dytë, Fushë Kosova.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë nga dezinfektimi i objekteve sportive në Gjilan: /Gazeta Sheshi/