Pas kronikës së Klan Kosovës lidhur me prekjen nga pleshtat të liruara nga një fermë dhish, në Bresalc, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë bërë dezinsektimin dhe dezinfektimin e fermës së dhive hapësirave rreth saj dhe në lokacionin ku është bërë deponimi i plehrave.
Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka thënë se kjo ka ardhur pas ankesave të banorëve të fshatit për prani të pleshtave dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.
Xhemaili ka shtuar se Komuna kujdeset në vazhdimësi për shëndetin e qytetarëve të saj, në të gjitha format.