Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar pamje nga lagjja “Dheu i Bardhë”, e cila ka marrë një pamje krejtësisht të re pas asfaltimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni ka shkruar shkurt: “Dheu i Bardhë me pamje komplet të re ❤️🚧”, duke ndarë me qytetarët rezultatet e punimeve të fundit infrastrukturore në këtë zonë.
Ky investim është pjesë e projekteve të komunës për përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës lokale në të gjitha lagjet e Gjilanit.









