Dheu i Bardhë e vulosi fitoren me t’parën!
Asnjëherë nuk mbahet në mend një entuziazëm kaq i jashtëzakonshëm i lagjes Dheu i Bardhë në Gjilan, ku me bindje e besim të plotë, e përçuan mesazhin e fitores së madhe të 12 tetorit.
Ky takim, si secili takim tjetër, nuk është spektakël artificial me banorë të lagjeve të tjera, por janë qytetarë vendas e gjilanas, që me dashuri dhe entuziasëm po i mbushin rrugët e lagjet me frymën e qeverisjes së mirë.
Faleminderit Dheu i Bardhë për përkrahjen e sinqertë. Fitorja është e jona dhe pa balotazh!
#BASHKËpërGjilanin