Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë testuar 80 punonjës shëndetësorë për Covid-19, pas kontakteve të vazhdueshme që kishin me pacientët.
Nënkryetari Ismajli tha se nuk dyshohet se nga stafi shëndetësor janë me koronavirus, por testimi është bërë me qëllim që të dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.
Testimin e punonjësve shëndetësorë Ismajli e quajti vetëdëshirë të mjekëve.
“Janë marrë një numër i konsiderueshëm i mostrave në spitalin e Gjilanit, bëhet fjalë për 80 punonjës shëndetësor. Nuk dyshohet se janë të infektuar me koronavirus por vetëm që të shihet gjendja e tyre shëndetësore, pasi kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me pacientët. Mund t’i themi se është një kontrollë ose vetëdëshirë e mjekve për t’u testuar”, u shpreh Ismajli për Gazetën Sinjali