Nuk ndalen incidentet në futboll, sulmohet referi në Hogosht, ndërpritet ndeshja Kika-Vushtrria
Ndeshja në Hogosht mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë kur po luheshin minutat e fundit.
Kjo pasi që është sulmuar gjyqtari kryesor i ndeshjes është sulmuar, mëson Gazeta Express.
Gjyqtari është sulmuar nga futbollistët vendas rreth minutës së 80-të të takimit.
Atje po luheshin minutat e fundit, teksa Vushtrria ishte duke avancuar me rezultat 1:2.