Policia e Kosovës ka njoftuar së të premten rreth orës 20:00, është dhunuar një grua në Kamenicë. Ngjarja ka ndodhur në një motel atje.
Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.