Ministrja e Integrimit Europiane Dhurata Hoxha ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi ku së fundi tha se vendimi për taksën ndaj mallrave serbe, ndërlidhet me çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha për Klan Kosovën ka thënë se nuk ka informacione zyrtare që Bashkimi Europian ka ndërlidhur taksën me liberalizimin e vizave ndonëse ka kërkesë të zëshme për pezullimin e saj, njofton Klan Kosova.
”Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët”.
”Edhe në takimet që kisha në Poloni lidhur me procesin e Berlinit, në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor ka qenë një kërkesë në vazhdimësi që Kosova të suspendojë taksën por nuk është komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
”…por kjo është bërë një kërkesë e zëshme sidomos nga SHBA-të”.
”Rrethanat së paku jo para përfundimit të zgjedhjeve s’do të mund të arrijmë të tregojmë se çka po ndodhë”.
”Ne po synojmë liberalizimin sepse kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi për votimin në këshillin e ministrave të futet në agjendë”.