Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të takojë sot ndaras kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrelli takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvillojë në Paris, në kuadër të Forumit për Paqe.
Kështu ka bërë të ditur një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një postim në Twitter.
“Për të vazhduar përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në depërshkallëzimin, zbutjen e tensioneve aktuale dhe avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takojë nesër në Paris, në takime të ndara, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”, shkroi Stano.
Kurti gjendet në Paris për të marrë pjesë në Forumin për Paqe. Në Paris është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /telegrafi