Lënia e duhanit është një prej vendimeve më të mira që dikush mund të marrë. Nëse keni vendosur që ta lini këtë ves atëherë juve duhet t’i nënshtroheni edhe një diete mjaft rigoroze për pastrimin e mushkërive.
Sipas studimeve konsumi i përditshëm i mollëve dhe domateve në dietën tuaj, ju ndihmon në riparimin e tyre. Sipas studiuesve, ata persona të cilët konsumonin 2 ose më shumë domate në ditë shfaqnin riparim më të shpejtë të mushkërive se ata të cilët nuk e bënin këtë gjë. Funskioni i mushkërive fillon ngadalësimin që prej moshës 30-vjeçare, kështu dieta me ushqime të shëndetshme është mëse e nevojshme.lajme.al