Ndoshta dieta më e mirë që do t’ju mundësojë të humbni peshë në një mënyrë të shëndetshme është ajo e cilësuar si dieta më e vjetër në botë. Në librin e tyre të ri, “Dieta greke”, Maria Loi dhe Sarah Toland zbuluan fakte në lidhje me këtë dietë që përkrahet nga shkenca moderne. Se çka përmban kjo dietë do ta mësoni në vazhdim:
– Vaj i ullirit, nuhatja e tij ndihmon në humbjen e peshës: Vaji i ullirit përmban shumë fibra më të shëndetshme se çdolloj tjetër i vajit. Studimet kanë treguar se konsumimi i vajit të ullirit, në vend të yndyrave të ngopura, rrit energjinë në trup, kështu që ju do të digjni më shumë kalori edhe kur qëndroni ulur ose kur jeni duke fjetur.
– Kosi grek, bakteret e dobishme djegin yndyrën: Kosi grek mund të zbusë urinë, e rrit ndjenjën e ngopjes, stabilizon sheqerin në gjak dhe parandalon stërngopjen për shkak të faktit se përmban më shumë proteina se çdo ushqim tjetër që mund të blihet në dyqane. Është e rëndësishme të theksohet se trupi përdor më shumë kalori gjatë tretjes së proteinave. Kosi është mënyra më e mirë për të marrë dozën e nevojshme ditore të probiotikëve. Studimet kanë treguar se në qoftë se nuk keni sasinë dhe llojin e duhur të baktereve në stomak, pa marrë parasysh se sa pak hani, nuk do të humbni peshë.
– Perime në vend të ushqimit të shpejtë: Nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, ju nuk do të humbni peshë. Hulumtimet tregojnë se vlerat ushqyese të perimeve rrisin energjinë e trupit dhe përshpejtojnë metabolizmin. Rreth 90 për qind e perimeve përbëhen nga uji, i cili parandalon trupin tuaj nga dehidratimi. Perimet do t’ju lejojnë të mbani ndjenjë më të gjatë të ngopjes.
– Fasulja, dy lloje të fibrave kërkohen për të djegur dhjamin: Trupi ka nevojë për dy lloje të fibrave, të tretshme dhe të patretshme. Asnjë lloj tjetër i ushqimit nuk posedon të dyja llojet e fibrave, përveç fasules. Fibrat e tretshme krijojnë një ndjenjë të ngopjes, ndërsa fibrat e patretshme absorbojnë ujin. Së bashku ato krijojnë një ndjenjë se stomaku është i plotë për një kohë më të gjatë.
– Ushqimet nga deti, rrisin djegien e yndyrës dhe përshpejtojnë organizmin: Gati 99 për qind e amerikanëve nuk marrin mjaftueshëm acide yndyrore omega 3, të cilat janë esenciale për metabolizmin, rregullimin e sheqerit në gjak dhe të gjithë faktorët e tjerë që janë të rëndësishme që trupi të mund të djeg yndyrën e panevojshme. Peshqit yndyrore kanë më shumë acide yndyrore omega 3, të tillë si: tuna apo prodhimet e detit që përmbajnë më shumë EPA/DHA acide yndyrore omega 3, llojin e yndyrës që është e shëndetshme. Sipas një studimi nga universiteti në Ontario, në qoftë se shtoni në menynë tuaj ushqimet e detit dy herë në javë, do të përshpejtoni metabolizmin dhe do të parandaloni akumulimin e yndyrës në bark.