“Dieta me oriz” për herë të parë është paraqitur në vitin 1937, dhe e ka zbuluar fiziologu gjerman Walter Kepner gjatë studimit të pacientëve me presion të lartë të gjakut dhe diabetit. Pas studimit më të gjërë ka arritur në përfundim se personat që kanë vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni, të cilët gjatë ditës kanë konsumuar oriz, kanë pasur më pak probleme shëndetsore
Ja si duket “dieta me oriz”:
“Dieta me oriz” bazë (800 kalori)
Mëngjesi: dy lloje niseshteje (bukë, oriz i zier apo groshë e zier, pasta), dy lloje frutash
Dreka: dy lloje niseshteje, dy lloje frutash (banane apo ndonjë frut tjetër)
Darka: dy lloje niseshteje, dy lloje frutash
“Dieta me oriz” vegjetariane-qumështit (1000 kalori)
Mëngjesi: një lloj niseshteje, një lloj produkti qumështi me pak kalori (qumësht, jogurt apo djathë taze të lopës), një lloj të frutave
Dreka: tre lloje niseshteje, tre lloje perimesh, një lloj frutash
Darka: tre lloje niseshteje, tre lloje perimesh, një lloj frutash
“Dieta me oriz” e mishit (1200 kalori)
Mëngjesi: dy lloje niseshteje, një lloj frutash
Dreka: tri lloje niseshteje, tri lloje perimesh, një lloj frutash
Darka: tri lloje niseshteje, një lloj i mishit, tri lloje perimesh dhe një lloj frutash
Ja shembujt e menyve:
Mëngjesi
Meny 1:
Një filxhan fruta të freskëta
Një filxhan oriz të kaftë
Kumbulla të thata apo qullë tërshëre
Çaj apo kafe (pa sheqer)
Meny 2:
Një filxhan oriz të kaftë
Një fetë tosti me kokrra drithërash
Gjysmë pjepri
Lëng i shtrydhur nga një portokall
Çaj apo kafe (pa sheqer)
Meny 3:
Gjysmë molle
Një filxhan oriz të kaftë
Një fetë proshutë të skuqur
Kumbulla dhe fiq të tharë
Çaj apo kafe (pa sheqer)
Dreka
Meny 1:
Një filxhan oriz të kaftë
Gjysmë filxhani djathë taze pa yndyrë
Çaj apo kafe (pa sheqer)
Meny 2:
Një filxhan oriz të kaftë
Sallatë domatesh – nga gjysmë filxhani djathë taze pa yndyrë dhe një domateje me uthull dhe erëza
Meny 3:
Një filxhan puding me oriz
Një karrotë taze
Dy filxhana perimesh të ndryshme – karrote, lakre, lulelakër, rrepkë dhe sallatë domatesh
Çaj, kafe apo qumësht i skremuar (pa sheqer)
Darka
Meny 1:
Një filxhan rizoto (pilaf)
100 gram gjoks pule
Gjysmë filxhani karrotë
Një dardhë
Çaj apo kafe (pa sheqer)
Meny 2:
Një filxhan e gjysëm rizoto (pilaf) me pulë
Një domate të freskët
Dy kumbulla të freskëta
Çaj, kafe apo qumësht i skremuar (pa sheqer)
Meny 3:
Një filxhan oriz të skuqur
Një filxhan përzierje të perimeve kineze
Një portokall
Çaj, kafe apo qumësht i skremuar (pa sheqer)