Rreth 50 hektar hektarë pyll pronë private dhe shtetërore janë përfshi nga zjarri në fshatin Prekoc të Novobërdës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Kurse, në fshatin Ropotovë e Madhe të Ranillukut, një person ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e pyjeve, të cilin së bashku me qytetarë të tjerë e kanë shuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.