Është djegur një veturë me targa të Serbisë të hënën pas mesnate në veri të Mitrovicës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Besim Hoti, zv.drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Hoti ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me këtë rast.
“Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë portali serb Kossev ka publikuar pamje të veturës së djegur.